Nga dje, Piramida u rikthye në një pikë takimi të miqve të muzikës dhe artit vizual.

Një koleksion tingujsh, që nga “The Downtown Lovers” deri te folku i sofistikuar i djemëve  të ”Offchestra”, nga tendencat Funk Soul deri te drithërimat e Elektronica Jazzy, inauguruan konceptin e ri ”PIRAMIDA… ” na ishte njëherë në të ardhmen”.

Advertisement

Jeta e natës tashmë do të konceptohet ndryshe edhe me mbështetjen e Bashkisë, për t’u dhënë nostalgjikëve, por edhe adhuruesve të artit, Piramidën që u kishte munguar.

Dje, në datën 20 janar në orë 19:00, nisi ky perceptim ndryshe i të shijuarit të muzikës dhe jo vetëm, do të vazhdohet me evente të tjera. Piramida është kthyer tashmë në funksion të Bashkisë për t’a rikonstruktuar e për t’a kthyer në qendër rinore multifunksionale. Këta janë djemtë të cilëve u është besuar starti i një epoke të re të eventeve artistike të Piramidës.

Ndërkohë shihni atmosferën e krijuar mbrëme pas kaq vitesh 🙂