Qeveria taivaneze ka dërguar 4000 trupa të tjera ushtarake për ti ardhur në ndihmë mijëra personave që kanë mbetur të bllokuar në baltë. Funksionarë të qeverisë kanë pohuar që vetëm në një fshat, fshain Hsiao Li, 300 persona kanë humbur jetën ndërsa mendohet se shumë persona kanë mbetur të bllokuar poshtë baltës. Presidenti ka folur pasi ka mbajtur një mbledhje urgjente me përgjegjësit e ndihmave. Bilanci zyrtar aktual i viktimave është 117 persona. Ndërkohë autoritetet tajvaneze kanë lëshuar një apel për ndërkombëtarët ku kërkojnë dërgimin e ndihmave të para.