“Unë do të kërkoja që në mbledhjen e ardhshme të konkludohen disa problem të rëndësishme, për të cilat është punuar nga ministritë e linjës. Së pari, ligji për privatizimin, pasi nuk mund të bëjmë fjalë për legalizim, të fshatrave turistike.” Sipas Berishës ky projektligj është mjaft i rëndësishëm pasi i jep përgjigje përfundimtare statusit të fshatrave turistik në Shqipëri. “Borgjezia e re duhet që në mënyrë përfundimtare të blejë me çmim tregu tokën që vilat e tyre kanë zënë në fshatrat turistike dhe këto fonde kalojnë për pronarët. Në këtë mënyrë, ato do t’i gëzojnë edhe më shumë shtëpitë e tyre të fundjavës”, theksoi kryeministri Berisha. Sipas tij, statusi i fshatrave turistike është një problem i ndërlikuar gjatë rrugës, por tani duhet t’i jepet përgjigje përfundimtare në interes të dyanshëm, të atyre që i posedojnë shtëpitë dhe të pronarëve, sepse të gjitha këto fonde do të kalojnë për pronarët.