Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë shkarë nga akulli që ka pushtuar rrugët e kryeqytetit.
Deri më tani janë 76 raste qytetarësh që janë trajtuar në spital, prej të cilëve 10 janë shtruar në spital pasi janë paraqitur, dhe 2kanë pësuar fraktura në kokë.
Agron Dogjani, doktor në Spitalin e Traumës, ka thënë për News24, se të dëmtuarit kanë patur kryesisht fraktura në këmbë, dhe pjesa dërrmuese e tyre janë të moshave 40-vjeçare.
Dogjani ka bërë me dije gjithashtu se këto ditë ka personel shtesë në spital, për shkak të situatës jo normale të motit që keq që ka përfshirë vendin.