Pas shumë përpjekjesh, Bebe Rexha ka publikuar më në fund videoklipin e këngës së saj më të fundit, “I Got You”.

Ajo kishte lajmëruar prej kohësh se do ta sillte këtë projekt, madje dje solli disa sekuenca nga klipi në llogarinë e saj në SnapChat. Përveç këngës që është mjaft ritmike dhe tërheqëse, “I Got You” aktualisht është në vendin e 18-të për sa i përket shikueshmërisë.

Advertisement

Në klip, Rexha shfaqet mjaft seksi, herë në një shkretëtirë, herë në ujë e herë e rrethuar nga zjarri.

Duket se në këto ditë të ftohta, ajo që mund të na ngrohë është vetëm Bebe.