Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, insiston se Granit Xhaka nuk është një lojtar i dobët, pavarësisht fillimit jo të mirë të mesfushorit ndaj jetës në Angli.
24-vjeçari arriti tek Arsenali nga Borussia Monchengladbach verën e vitit që kaloi, me reputacionin e lojtarit të ashpër. Xhaka shkaktoi penalltinë e tij të fundit në transfertë, në një barazim 3-3 kundër Bolton. Por Venger beson se zvicerani ndërkombëtar po tregon përmirësim në mbrojtje, duke mohuar pretendimet se është lojtar i ndyrë.
“Ju mund të shihni në lojën e tij se nuk është një lojtar i ndyrë. Në përgjithësi jam mjaft i kënaqur me evolucionin e tij në aspektin mbrojtës, – ka thënë francezi. – Ai është më pak spektakolar në trajtimin që i bën vetes dhe qëndron më shumë në këmbët e tij. Graniti është shumë më i përqendruar në mbrojtje se më parë. Ai është përmirësuar shumë në këtë front”.