2017-a ka pak ditë që ka hyrë dhe Beyonce ka bërë histori tashmë.

Artistja amerikane është një nga drejtueset e këtij viti të festivalit më të njohur të globit, “Coachella Music Festival”, bashkë me reperin më në zë të vitit që lamë pas, Kendrick Lamar.

Advertisement

Këtë vit organizatorët kanë hequr dorë nga skena e mbushur vetëm me meshkuj dhe kanë menduar të ngjisin përpara publikut artisten më të përfolur të 2016-s.

Këngëtarja e “Lemonade”, e nominuar për 9 Grammy Awards, është artistja e parë femër në 10 vite që drejton këtë festival dhe artistja e parë me ngjyrë që ngjitet në skenën e Coachella-s si performuese kryesore.

Në dy fundjava, 15 dhe 22 prill të këtij viti, Beyonce do të performojë përballë një turme prej qindra mijëra persona, të cilët krijojnë atë që “Vanity Fair” e quan: eventi më i rëndësishëm në muzikë, media, brand-e dhe marketing.