Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë pritet të përkeqësohet në ditët në fundjavë.
Temperaturat nën zero gradë Celcius dhe erërat e fuqishme pritet të sjellin nesër një situatë problematike në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet e para të dëborës ranë mbrëmjen e djeshme edhe në fshatrat përreth Tiranës. Flokët e dendura të dëborës, të shoqëruara edhe me pak reshje shiu, zbardhën disa zona dhe fshatra përreth kryeqytetit.
“Në ditët në vijim në vend do të mbizotërojnë temperaturat nën zero gradë Celsius. Vetëm ditën e sotme temperaturat kanë rënë me minus 6 gradë Celsius krahasuar me një ditë më parë”, tha në një prononcim për mediat meteorologia Lajda Porja.

Advertisement

Sipas meterologes, moti i keq nuk do të kursejë as Tiranën.

“Edhe ditën e shtunë, temperaturat priten të shënojnë sërish rënie me minus 5 e deri minus 7 gradë Celsius. Zonat më problematike do të jenë Peshkopia, Bulqiza, Kukësi, ku pritet që temperatura të shënojë vlera deri në -17 gradë Celsius”, u shpreh ajo.

Meteorologia nënvizoi se “gjithë territori ditën e nesërme do të jetë nën temperaturat zero gradë, me minus. Në disa zona do të shkojë dhe -18 dhe deri -20 gradë Celcius. Të shtunën do të ketë dhe erëra të fuqishme, që do të sjellë përkeqësim të situatës”.

“Problematike do të jenë edhe zonat e juglindjes, në zonat veriore, ku vetëm në Tiranë do të shënohet -6 por dhe -7 gradë Celcius”, tha Porja.