Maqedoni – Fuere, Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar

“Duhet bërë akoma shumë. Ende ka çështje të cilat kanë mbetur të pazgjidhura nga konflikti i 2001. Duhet bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike, përfaqësimin adekuat, si dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Ekziston ‘Ligj për gjuhët’ por për zbatimin e tij duhet ende shumë punë”, ka theksuar euroambasadori Fuere. Sipas tij, nëse do të ketë më shumë përpjekje për zgjidhjen e çështjeve të hapura, nuk do të realizohen kërcënimet e PDSH-së. Fuere ka shtuar se paralajmërimet për braktisjen e Parlamentit tregojnë se punët në Maqedoni nuk ecin në drejtimin e duhur. “Nuk është mire që PDSH-ja ta braktisë Parlamentin. PDSH, është parti e zgjedhur si gjithë partitë e tjera, që të jetë brenda në Parlament e jo jashtë tij. Besoj se problemet dhe shqetësimet e PDSH-së, më mirë do të zgjidhen dhe realizohen në Parlament se sa jashtë tij. Shpresoj se anëtarët e PDSH-së nuk do t’a realizojnë këtë kërcënim”, ka shtuar evroambasadori Fuere.

Advertisement