Autoritetet vendase bënë të ditur se deri më tani rezultojnë të zhdukur 10 persona nga tajfuni që ka prekur Kinën. Ndërkohë që zona e cila rrezikohej të prekej nga “Marakot-i” u braktis nga banorët. Rreth 1 milionë banorë u evokuan nga zona pas parashikimeve të cilat treguan se tajfuni po i afrohej Kinës. Por sidoqoftë “Marakot-i” deri më tani ka rezultuar me 10 të zhdukur ndërsa lagjet janë përmbytur nga uji. Tajfuni sipas parashikuesve do të ishte me erëra të forta dhe reshje shiu.
Previous article
RELATED ARTICLES