Andy Murray e Novak Djokovic, dy tenistet e pare boterore, jane kualifikuar te enjten per ne gjysmefinalet e turneut ATP ne Doha (Katar), turneu hapes i sezonit 2017 dhe mund te ndeshen edhe ne finale.
“Ndeshja ishte shume e veshtire”,- u shpreh Murray, N.1 boteror, pasi mundi spanjollin Nicolas Almagro (44) me rezultatin 7-6 (7/4), 7-5.
Skocezi, i cili do te luaje per nje vend ne finale me cekun Tomas Berdych, ka arritur fitoren e 27-te radhazi dhe s’eshte vecse pese ndeshje larg rekordit qe mbahet nga spanjolli Rafael Nadal me 32 fitore radhazi.
Djokovic, mbajtes i titullit ne Doha, mban rekordin absolut me 43 fitore radhazi mes viteve 2010 e 2011.
Te enjten, N.2 boteror nuk eshte sforcuar shume per te mundur veteranin cek Radek Stepanek (38 vjec dhe i 107 boteror) me rezultatin 6-3, 6-3.
Per nje vend ne finale, Djokovic do te luaje me Fernando Verdasco (33 vjec), lojtari i fundit qe ka mundur Djokovic ne Doha ne 2015.