Zjarret kanë djegur mijëra e mijëra kilometra katrore në Argjentinën rurale, njoftoi ministri argjentinas i Mjedisit, Sergio Bergman.

Bergman deklaroi për radion “Once diez” se zjarret kanë prekur një  shifër alarmante me rreth një milion hektarë të djegur.

Advertisement

Burime të tjera thonë se zjarret në qendër të La Pampas dhe Buenos Airesit dhe në krahinat jugore të Rio Negro, ku prodhimi bujqësor i Argjentinës është i përqendruar, është dyfishi i shifrës së lartpërmendur.

“I përngjan një lloj profecie apokaliptike”, tha Bergman.

Luis Clara, shefi i mbrojtjes civile në La Pampa u shpreh se më shumë se 80 zjarre janë përhapur në atë krahinë.

Autoritetet thanë se dhjetëra mijëra bagëti kanë ngordhur.

“Të ndihmuar nga moti i thatë dhe erërat e nxehta, zjarret janë shkaktuar nga rrufetë dhe janë përhapur që nga 21 dhjetori”, sipas të përditshmes argjentinase “Clarin”.

Në muajin dhjetor të vitit 2016 u dogjën më shumë se 5 000 kilometra katrorë.