Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook nga Franca.
Haradinaj ka thënë se si popull i Kosovës nuk i janë trembur tankeve të Millosheviçit, jo më fletë-arresteve të tyre.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
“Të dashur qytetarë të Kosovës,
Është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera, siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.
Ne si popull e si individë nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lëre më nga fletë-arrestet e tij.
Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!
Do të takohemi shpejt në Kosovë!
Juaji, Ramush Haradinaj”.