Prej pak javësh, Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vogëlushi. London Noor erdhi në jetë më 13 dhjetor dhe është fëmija i parë i çiftit të njohur.
Të dy e kanë pritur me shumë entuziazëm vogëlushin e tyre dhe kjo është vënë re edhe nga postimet e ndryshme në rrjete sociale. Mbrëmjen e kaluar, moderatori i njohur i Top Channel ka postuar në InstaStory një foto ku tregon se është duke lexuar mbi periudhën e vitit të parë të lindjes së fëmijës. Padyshim që si një eksperiencë për herë të parë, pak frika e pak entuziazmi, të shton kuriozitetin dhe dëshirën për të mësuar sa më shumë gjëra mbi mirërritjen e fëmijës.
“London Noor”- shkruan Ledioni bashkangjitur fotos ku duket libri me titull “Çfarë duhet të presim gjatë vitit të parë të lindjes së fëmijës”.
Kjo nuk është hera e parë që Ledioni tregon se lexon libra dhe kërkon të marrë sa më shumë informacion mbi fëmijën. Që në muajt e parë të shtatzënisë së Sarës, kur sapo kishte marrë lajmin se do të bëhej baba i një djali, ai ka postuar shpesh foto me libra.