Moti i ftohtë në kryeqytet ka angazhuar bashkinë e Tiranës për të ndërmarrë një plan masash për 5 ditët e ardhshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi sot në këshillin bashkiak të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe administratorët e Tiranës për të bërë më dije masat emergjente qe do të ndërrmeren duke filluar nga angazhimi 24 orë i Bashkisë.

Advertisement

“Së pari dua t’i garantoj qytetarëve që kemi vendosur staf me turne edhe gjatë natës. Çdo familje, çdo qytetar që do të ketë nevoje në këto ditë të ftohta, që do të ketë nevojë për ndërhyrjen e bashkisë, ne kemi vënë në dispozicion edhe numrin e zjarrëfikeses 128″.

Dua që të sigurohohemi që çdo qytetar i Tiranës të jetë i sigurt, në një strehë të ngrohtë për 4-5 ditët e ardhshme, për shkak të temperaturave të ulëta. Njësitë bashkiake do të jenë të hapura 24 orë, për mundësi strehimi për cdo familje në nevojë, kemi vënë në dispozicion edhe konviktet e studenteve. Do të sigurojmë batanije, dru zjarri për familjet në nevojë, por edhe ngrohëse.  Të gjitha qendrat sociale do të jenë të hapura. Grupi i punonjesve sociale do të jetë i gatshem duke patrulluar për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në situatë rruge. I kerkoj të gjithë administratorëve për të indentifikuar personat e moshuar apo të braktisur qe mund të kenë nevojë për ndihmën e bashkisë”, tha Veliaj.

Veliaj u bëri thirrje edhe organizatave për të bashkëpunuar me bashkinë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë të ftohta.  Ai tha se temperaturat në ditet në vijim do të shkojnë deri në -20 gradë celsius. Sipas tij, në dispozicion 24 orë do të jetë zjarrfikësja, policia bashkiake, sherbimet sociale etj.  Po kështu, kryetari i bashkise se Tiranës u bëri thirrje qytetarëve për të kufizuar lëvizjen gjatë orëve më ftohta të ditës.