Një shqiptar është arrestuar në Genoa të Italisë, pasi ka qëlluar me thikë disa herë një shtetas italian me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Sipas mediave italiane, shqiptari, rreth 35 vjeç, ishte pronar i një furre buke në këtë qytet dhe ka pasur të punësuar një 25-vjeçar që e ka qëlluar me thikë pas një debati mes tyre për çështje pune.

Advertisement

Pas zënkës me fjalë, shqiptari ka marrë një thikë në furrën e bukës dhe e ka qëlluar disa herë italianin në pjesën e kraharorit, duke e lënë të vdekur.

Më tej ai ka telefonuar karabinierët dhe u ka treguar për krimin e kryer.

Edhe pse ambulanca e policia shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të shumta personi i qëlluar ka humbur jetën.

Nuk bëhet ende me dije identiteti i autorit shqiptar dhe viktimës.