Viti 2017 hyn nën ndikimin e ndotjes për Pekinin dhe qytetet e tjera në veri dhe qendër të vendit, me 300 fluturime të vonuar ose anuluar në të gjithë Kinën për shkak të shikueshmërisë së ulët nga smogu shumë i dendur.
Në kryeqytet, enti bashkiak për mbrojtjen e ambientit ka shpallur tre ditë alarmi “portokalli”, niveli i dytë nga shkalla e alarmit me katër.
Në fakt, disa ditë më parë në 25 qytete kineze ishte vendosur alarmi i “kuq”, grada maksimale, që parashikon mbylljen e fabrikave, shkollave dhe qendrave për arsye parandaluese.
Në qendrat e matjes së pluhurave të lehtë nëpër qytetet kineze këtë mëngjes të dhënat tejkalonin disa herë limitin e sigurisë të vendosur nga OBSH-ja që ësht 25 mikrogramë për metër kub.
Madje, në disa qytete tejkalonte edhe 400 mikrogramë për metër kub.