Duket se temperaturat e ulëta do të shoqërojnë edhe këtë fillim viti pjesën më të madhe të vendit.
Sipas meteorologëve, prej ditës së sotme deri në fundjavë, moti në vendin tonë do të shoqërohet nga vranësira dhe reshje të shumta shiu dhe bore, ku reshjet e borës do të jenë të dendura në veri të vendit dhe në zonat juglindore.
Nuk do të mungojë i ftohti as në zonat e ulëta, ku do të ketë më tepër reshje shiu.
Në një kohë kur vendi është përfshirë nga disa viroza dhe spitalet kanë vizita me një fluks të jashtëzakonshëm, ky i ftohtë mund të sjellë më tepër probleme me shëndetin e qyteratëve nëse nuk kujdeseni siç duhet për të ftohtin.
Temperaturat priten të jenë ekstremisht të ulëta, prandaj duhet të visheni mirë.