Victoria Beckham është ndër personazhet që do të nderohen këtë vit nga mbretëresha për kontributin dhe shërbimet në fushën e modës dhe bamirësisë.
Rreth 13 vite më parë ka qenë bashkëshorti i saj ai që është nderuar me një çmim të tillë dhe tani duket se Victoria do të ndjekë në famë futbollistin e njohur. David e ruan si një kujtim të vyer atë moment.
Burime të afërta me familjen janë shprehur se Victoria ndihej shumë krenare dhe mirënjohëse për këtë vlerësim. Familja Beckham është shpërngulur në Maldive për të kaluar festat e fundvitit. Ish-këngëtarja e “Spice Girls” ndihet shumë e emocionuar që do të marrë “Urdhrin e Nderit të Perandorisë Britanike” për punën e saj gjatë gjithë këtij viti nga vetë mbretëresha.