Në një raport të kësaj organizate mes të tjerash thuhet se pasiguria po ashtu ka penguar kandidatët që të zhvillojnë fushatë. Kryengritësit talibanë janë zotuar se do t’a prishin procesin e zgjedhjeve të 20 gushtit për president dhe këshillat krahinore. Dhuna në Afganistan ka arritur nivelin më të lart, që kur talebanët ishin nxjerrë nga pushteti në vitin 2001.