Irak – Katër sulme me makina bombë

Sipas të dhënave, kanë qenë të paktën katër sulme me makina-bombë, të cilat duket se kanë vënë në shënjestër popullatën shiite, duke pasuar në këtë mënyrë sulmet e ditës së premte, ku u vranë dhjetëra persona të tjerë nga sulme pararendëse. Ndërsa mëngjesin e sotëm, të parët ishin dy kamiona bombë të cilët shpërthyen në një fshat shiit pranë qytetit verior të Mosulit, ku u vranë të paktën 23 persona dhe mbi 100 u plagosën. Ndërkaq, dy makina-bombë shpërthyen pranë dy kantierëve ndërtimi në Bagdad, teksa punëtorët e krahut po mblidheshin për të kërkuar punë, ku njoftohet se mbi dhjetë vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ndërsa nga sulmet e mëngjesit të së hënës afër Mosulit u shkatërruan 30 shtëpi në fshatin Khaznah, 20 km në lindje të Mosulit.

Advertisement