Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë një deklarate për mediat ka bërë një përmbledhje të ekonomisë si dhe rezultate e arritura gjatë këtij viti. Sejko u shpreh se gjatë vitit 2016 ekonomia e vendit ka pasur shenja përmirësimi, ndërsa është ulur niveli i borxhit publik. Ai u shpreh se politikat monetare kanë ndikuar në rezultatet e një zhvillimi ekonomik, ndërsa theksoi se dhe për këtë vit norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, por do jetë e njëjtë 1.25%.

‘Banka e Shqipërisë pret një ecuri më te mirë për vitin e ardhshëm, ndërsa kemi pasur një përmirësim të kredive me probleme gjatë këtij viti. Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit 1.25% edhe për vitin që vjen. Gjatë vitit 2016 politikat monetare ishin të qëndrueshme, ndërsa pati një përmirësim të ekonomisë dhe ulje të borxhit publik. Kemi pasur politike stimuluese, ndërsa presim ecuri më të mirë të kredisë për këtë vit. Politika monetare luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”- tha Sejko.

Advertisement

Më tej ai u shpreh se “Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2018. Inflacioni shënoi vlerën prej 1.9 % në muajin nëntor, duke u rritur me 0.4% kundrejt muajit paraardhës, ndërsa marrëveshja me FMN, është e suksesshme”.