Martin Scorcese ka impresionuar publikun me filmin “Silence” dhe tani është gati për sfidat e radhës. Filmi i ardhshëm i tij, i cili do të xhirohet së shpejti, do të ketë protagonistë Robert De Niro-n së bashku me Al Pacino-n. Bëhet fjalë për filmin që do të titullohet “The Irishman”. Sigurisht që pjesëmarrja e dy aktorëve të njohur i ka rritur shumë pritshmëritë për një film tejet cilësor.

Çudia që do të ndodhë në këtë film është se të dy aktorët do të transformohen në versionin më të ri të vetes së tyre.

Advertisement

Ndërkohë që një projekt tjetër ka të bëjë me një film i cili do të titullohet “The Devil In the White City” dhe protagonist do të jetë Leonardo DiCaprio. Pritet që ky i fundit të shkëlqejë në rolin e Holmes, i cili i shkon shumë për shtat.

A do të garojnë këta dy filma me njëri-tjetrin dhe a do të mund të arrijnë suksesin që Martin Scorcese ka projektuar? Kjo mbetet për t’u parë në vijim.