Trajneri i Chelsea-it Antonio Conte ka dhënë një paralajmërim për të gjithë botën e futbollit në lidhje me tregun kinez. Tekniku italian, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me Crystal Palace, ka folur për shumat e mëdha të parave që klubet aziatike janë të gatshëm të shpenzojnë. Një nga objektivat e klubeve kineze është edhe braziliani i londinezëve Oscar, për të cilin është bërë një ofertë prej 71 milionë eurosh nga Shanghai SIPG, ndërsa lojtarit pritet të fitojë 477 mijë euro në javë.

Pikërisht në lidhje me këtë transferim të mundshëm, Conte ka thënë: “Nuk e di me saktësi shumën apo situatën, por mendoj se gjithçka do të zbulohet në momentin e duhur. Për momentin duhet të presim. Tregu kinez është një rrezik për të gjithë skuadrat në botë. Jo vetëm për Chelsea, por për të gjitha ekipet. Por mendoj se duhet të përqendrohemi te puna jonë. Mendoj se ky kampionat është fantastik dhe është një mundësi e jashtëzakonshme të punosh këtu. Tani jam i bindur se është një nga kampionatet më të mirë në botë”,- ka thënë Conte.

Advertisement