Uruguajani Luis Suarez eshte shprehur te premten pasdite “shume i kenaqur”, qe ka zgjatur kontraten e tij me FC Barcelonen deri ne 2021, ashtu si dhe ylli tjeter i madh i Barça, braziliani Neymar, me nje klauzole lirimi te fiksuar prej 200 milione euro.

“Jam shume i kenaqur. Kjo ishte ajo qe deshironim une dhe klubi”, u shpreh sulmuesi i ardhur tek Barcelona ne 2014.

Advertisement

“Cdo ndeshje me Barcelonen eshte speciale”, deklaroi Suarez, 29 vjec, autor i 97 golave ne 116 ndeshje me Barça qe nga transferta e tij nga Liverpuli.

Uruguajani eshte lojtari i dyte kryesor i Barça qe ka zgjatur kontraten pas Neymar, qe i lidh me klubin kampion te Spanjes deri ne 2021.

Suarez ka shenuar 59 gola ne 53 ndeshje ne sezonin e kaluar, 40 prej te cileve ne kampionain e Spanjes, duke marre Kepucen e Arte si shenuesi me i mire evropian i sezonit 2014-2015.