Janë fikur mbrëmjen e djeshme dritat e Kullës Eiffel në qendër të Parisit, në shenjë solidarizimi me njerëzit në Aleppo të Sirisë, ku kanë vdekur qindra të pafajshëm, mes të cilëve gra e fëmijë.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cilësoi këtë si një akt simbolik për t’i bërë thirrje botës të ndalojë krimet në Aleppo.

Advertisement

Së fundmi ajo ka shprehur vullnetin e jashtëzakonshëm për t’u ardhur në ndihmë banorëve të Aleppos me ndihma humanitare e disa grupe mjekësh që janë dërguar atje me financime nga institucioni që ajo drejton.

Gjithashtu ajo i ka dërguar edhe një letër Papa Françeskut, ku i kërkon që të bëjë çmos, nëpërmjet fjalës së tij, për të sensibilizuar shtetet dhe njerëzit të ndalin luftën shkatërruese në Aleppo.