Shumë histori fëmijësh që kanë idhuj futbollistë të caktuar bëhen publike. Por historia e vogëlushit Murtaza Ahmadi ka prekur zemrat e mijëra njerëzve, përfshi edhe atë të yllit argjentinas Leo Messi, fanellën e të cilit Murtaza e kishte vizatuar dhe e mbante veshur kur luante me shokët.
Djali afgan u bë i famshëm pasi u publikua fotoja e tij duke pozuar me një qese plastike ku kishte vizatuar fanellën e Argjentinës dhe emrin e Messit.
Por pasi vetë Messi mori vesh për të, ai i dërgoi djaloshit një fanellë origjinale të firmosur nga ai.
Dhe tashmë ëndrra e djaloshit ka kapur të tjera përmasa.
Pas 11 muajsh ai ka arritur të takojë idhullin e tij, Messin, në Doha të Katarit, ku shkoi me shpenzime të paguara nga ylli i Barcelonës.

Advertisement