Ka përfunduar me sukses një tjetër edicion i festivalit “Kënga Magjike”. Fituese e tij është shpallur këngëtarja Rozana Radi dhe kënga e saj “Ma thuaj ti”.

Por një tjetër pikë e fortë e këtij kompeticioni ka qenë edhe prezantimi. Në rrjetet sociale (aty ku zhvillohen debate apo jepen komente në lidhje me fenomenet sociale apo evente kulturore), princesha Elia Zaharia është komentuar pozitivisht.

Advertisement

E në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi aktorja e njohur shqiptare tregoi shumë profesionalizëm në skenën e KM.

Të njëjtin mendim ndan edhe moderatori dhe producenti i festivalit Ardit Gjebrea, i cili përmes një postimi pak minuta më parë në Instagram shkruan se Elia do të mbetet e veçantë për të.

Edhe këtë vit (ashtu si çdo vit tjetër), intuita dhe zgjedhja e tij nuk gabuan…