Disa mesazhe të kapura nga fokusi i kamerave kanë zbuluar një bisedë mes 2 ministrave të qeverisë “Rama” që shajnë drejtorin e komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Mesazhet e përcollën mbrëmë në emisionin e gazetares Nisida Tufa në News24.
Në pamje duket që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i shkruan një ministri tjetër të qeverisë për një aktivitet të zhvilluar ku nuk ka asnjë foto të tyre.
Megjithatë, në pamje duket që në krahun tjetër është ministri Bushati, por nuk mësohet emri i ministrit tjetër.
Ja biseda mes tyre:
Ditmir Bushati: Ou!
Ministri: Kronika që shpërndau Fuga për aktivitetin e ryco, asnjë pamje nuk kishte nga ministri Alb.
Ditmir Bushati: Jo, jo.
Ministri: Ti q… robt!
Ditmir Bushati: Se e pashë prapë tani.
Ministri: Asnjë foto.