Forcat detare italiane shpëtuan dje rreth 70 refugjatët dhe migrantë në ujërat territoriale greke, pasi 200 të tjerë zbarkuan në ishullin grek të Lesbosit.

Forcat e Frontex-it gjetën 66 persona të bllokuar në ishullin Paspargos, në afërsi të Kios, shtatë kilometra në veri të brigjeve turke.

Advertisement

Anija e tyre kishte hyrë në ujërat greke, kur u gjet nga anija e Frontex-it.

Emigrantët u transferuan në portin e Kiosit.

Më herët të premten, autoritetet greke njoftuan se rreth 200 refugjatë dhe emigrantë kishin arritur në brigjet e ishullit lindor të Egjeut, Lesbos.

Sipas medias lokale, shumica e emigrantëve ishin nga Afrika.