Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Lu mori pjesë sot në aktivitetin e hapjes së Programit “Roli mbikqyrës dhe advokues i shoqërisë civile.”
Aktiviteti mblodhi së bashku më shumë se tetëdhjetë përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Programi synon forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile lokale për të mbajtur qeverinë të përgjegjshme dhe për të advokuar për prioritet kyçe të vendit.
Duke ju drejtuar pjesmarrësve Ambasadori Lu theksoi se “duam që të jeni “rojtarë” të ashpër. Duam që të jeni të prerë dhe të pavarur. Dhe që të jeni të guximshëm”