Rusi – Putin kundërshton Kartën për Energjinë

Lajmi u bë i ditur nga shërbimi i shtypit të qeverisë. Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të bërë të ditur se Federata e Rusisë nuk do të bëhet anëtare e Kartës së Energjisë, e nënshkruar nga Moska në dhjetor të vitit 1994. Karta për Energjinë është miratuar në vitin 1991, në përfundim të Luftës së Ftohtë, nga 51 shtete për bashkëpunimin në fushën e energjisë me vendet e Evropsë Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik. Traktati, i nënshkruar që në vitin 1994 nga 49 vende të Bashkimit Evropian, por ende i pa ratifikuar nga Rusia, synon përmirësimin e sigurisë së furnizimeve energjetike dhe rritjen e prodhimit, transportin dhe shpërndarjen e energjisë.

Advertisement