Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot se do të ndërmarrë në fund të muajit një vizitë në Pearl Harbor me rastin e një udhëtimi në Havai për bisedime me presidentin amerikan Barack Obama, i cili vizitoi këtë vit Hiroshimën.

Ai do të jetë kryeministri i parë japonez që do të vizitojë këtë zonë, ku Japonia sulmoi krejt papritur SHBA-në më 7 dhjetor 1941, duke nxitur hyrjen e amerikanëve në Luftën e Dytë Botërore.

Advertisement

“Do të vizitoj Pearl Harborin”, deklaroi për shtypin Abe ndërsa do të zhvillojë një vizitë dyditore më 26 dhe 27 dhjetor në Havai.

Rreth 75 vite më parë avionë japonezë përshkuan me një lartësi të ulët këtë bazë detare amerikane duke vrarë më shumë se 2 400 ushtarë dhe civilë amerikanë.

Brenda dy orëve ata kanë fundosur apo dëmtuar rreth 20 anije të Flotës së Paqësorit dhe shkatërruan 164 avionë.