Greqi – Thellohet kriza ekonomike

Kjo situatë e ka detyruar qeverinë të marrë masa për uljen e deficitit të brendshëm dhe rritjen e të ardhurave. Për të rritur të ardhurat, qeveria ka vendosur të rrisë taksat e duhanit dhe alkoolit. Ndryshime parashikohet të pësojë edhe përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat personale, çka pritet të prekë shtresën e mesme të shoqërisë vendase. Reforma parashikohet të prekë edhe skemat e pensioneve. Problemet më të mëdha tashmë janë evidentuar në sektorin e turizmit, ku të ardhurat nga ky sektor kanë pësuar ulje me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënie e theksuar paraqitet edhe në sektorin industrial, ku rënia shënon 14% dhe eksportet kanë rënie me 22%. Qeveria greke tani ndodhet nën presionin e opozitës, e cila i kërkon të krijojë politika më sociale dhe investime publike, për të rritur qarkullimin e parasë në vend.

Advertisement