E ka fshehur mirë poshtë një bluze të kuqe me thekë dhe një pardesyje ngjyrë pana me rrip të lidhur në bel, ndërsa sfilonte në pasarelën e Vitoria’s Secret Fashion Show 2016 në Paris.

Por barku i saj nuk kaloi pa u vënë re. Irina Shayk është shtatzënë, dhe sipas zërave të medias amerikane , është në tre mujorin e dytë. Top modelja ruse dhe aktori Bradley Cooper do të bëhën prindër në pranverën e 2017.

Advertisement

Zërat nisën nga rrjetet sociale, ku shumë persona pyesnin se përse Irina ka sfiluar kaq shumë “e mbuluar”: një komplet i kuq me mantel të mbyllur tek pjesa e barkut, duke ngritur dyshimin që top modelja , 30 vjeç, po fshihte shenjat e para të një shtatzanie. Por që tashmë i duket e vërtetë.

Pothuajse dy vjet pas lajmërimit të fejesës së tyre, Cooper, i bukuri i Hollywood dhe Irina do të bëhen prindër të fëmijës së parë së bashku.

Lajmi nuk është konfrimuar nga dy të interesuarit , që thanë përmes zëdhënësve të tyre të shtypit “jo koment”. Por burime të ndryshme e konfirmuan thashethemin duke e shpërndarë në media të ndryshme amerikane. Më shumë se çdo gjë janë pamjet që flasin. Barku është dhe duket shumë mirë.

irina-shayk-pregnant-victoria-secret-fashion-show