Kosove – Reduktimi i pranise NATO paralel me ndertimin e FSK

Zevendeskryeministri Hajredin Kuçi pas paralajmërimeve të bëra nga komandanti i KFOR-it, Giuseppe Emilio Gay, për mundësinë e zvogëlimit te numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë ka deklaruar se ky reduktim duhet te shkoje paralelisht me ndertimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas tij, përfundimi i mandatit të KFOR-it duhet të jetë në përputhje me integrimin e Kosovës në NATO. “E keni parë që Kosova ka prodhuar stabilitet, jo vetëm për vetën, por edhe për rajonin, por mendojmë se reduktimi i trupave të NATO-s duhet të jetë paralel me ndërtimin e trupave të sigurisë në Kosovë”, është shprehur Kuçi. Për më shumë, Kuçi ka thënë se, përkundër sfidave të shumta me të cilat përballet Kosova, sfidë kryesore mbetet integrimi i komunitetit serb në institucionet shtetërore. Zëvendëskryeministri edhe njëherë ftoi serbët e Kosovës që të bashkohen në institucionet demokratike, si dhe ta pranojnë realitetin e krijuar. Ai garantoi se të gjithë qytetarët, pa dallim do të kenë trajtim të barabartë.

Advertisement