Për herë të parë në Shqipëri, Human Library e konceptuar të ndërtojë një kornizë pozitive bisedimi gjatë të cilës sfidohen stereotipe dhe paragjykime nëpërmjet dialogut midis “librit-person” dhe lexuesit.
Human Library është një vend ku njerëz të vërtetë që paragjykohen në shoqëri “jepen me qira” lexuesve për një bisedë mbi stereotipin në fjalë.
Human Library (http://humanlibrary.org/), i ka fillesat në Kopenhagen në vitin 2000 dhe ka udhëtuar në mbi 70 vende, duke ndihmuar botën të kuptojë që nuk duhet gjykuar një “libër nga kopertina”.