Kishte luajtur deri më sot në karrierën e tij profesionale me Chapecoense 299 ndeshje. Dhe nëse udhëtonte në Kolumbi do ta luante atje ndeshjen e 300-të. Por ai vendosi të qëndronte në Brazil për ta luajtur ndeshjen numër 300-të para tifozëve të tij në finalen e kthimit të kupës amerikano-jugore.

Kjo është historia e pabesueshme e portierit të skuadrës së Chapecoense, Jose Nivaldo. 42-vjeçari do të duhej të ishte në avionin që u rrëzua në Medelin, por llogaria e numrave, bëri që ai të qëndronte në shtëpi, e të mos pësonte fatin tragjik të shokëve të skuadrës.

Advertisement

“Gjërat nuk ndodhin rastësisht. Nuk luaj më. Nuk e luaj ndeshjen e 300-të. Jam i dërrmuar”,- tha Nivaldo