Sarah Jessica Parker futet në botën e letërsisë

Sarah Jessica Parker gjithnjë është njohur për rolin e saj si shkrimtarja Carrie Bradshaw në serialin Sex and the City, por tashmë po e kthen personazhin e saj në realitet.
Aktorja ka njoftuar se do të punojë si drejtore në shtëpinë botuese Hogarth Publishing, ku do të ndihmojë shkrimtarët e rinj.
Nuk do të jetë vetë ajo në rolin e shkrimtares, por do të gjejë, redaktojë dhe publikojë tre dei në katër novela në vit.
“Jam shumë e emocionuar që i bashkohem këtij ekipi. Mezi po pres që të kem mundësi t’i ofroj publikut libra si ata që më kanë frymëzuar mua”, është shprehur ajo.

Advertisement