Serbi – Mlladic do te arrestohet deri ne fund te vitit

Gjenerali serb Ratko Mlladiç, i cili kryeson listën e më të kërkuarve nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë do të arrestohet deri në fund të këtij viti ka thene zyrtari i qeverisë serbe i ngarkuar për bashkëpunimin me Hagën, Rasim Lajiç. Lajiç tha se optimizmi i tij bazohet në provat e reja dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes shërbimeve serbe të sigurisë. Mlladiç akuzohet për genocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë ne vitet 1992-1995.

Advertisement