Zbulohet një tjetër trajner i “The Voice of Albania”

Audicionet e “The Voice of  Albania 6” kanë filluar para pak kohësh, por trajnerët kanë qenë enigmë. Fillimisht u zbulua se trajneri i parë do të ishte Alban Skënderaj, ndërsa është publikuar edhe emri i dytë. Rona Nishliu do të jetë një nga 4 trajnerët që do të qëndrojnë në karriget e “The Voice”. “Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë trajnerin e dytë zyrtar të edicionit të gjashtë të “The Voice of Albania”! Gati për t’u ulur në karrigen e trajnerit për të na ofruar një edicion të paharrueshëm: Rona Nishliu!” është shkruar në faqen e “The Voice” bashkangjitur me foton e Rona Nishliut.

Advertisement