Nisin debatet në parlament, pritet votimi i 6 ligjeve të drejtësisë

Seanca parlamentare e sotme ka nisur punimet ndërkohë që në rendin e ditës janë për t’u votuar 6 pr/ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. Por opozita ka vendosur që kjo seancë të nisë duke u përqëndruar edhe një herë në cështjen e importit të mbetjeve. Deputeti demokrat Eduart Halimi ka risjellë në vëmëndje kërkesën e demokratëve të bërë që një javë më parë për përfshirjen në rend të ditës të kërkesës për zhvillimin e një referendumi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se sot votohen ato ligje të cilat do të pastrojnë kazanin e sistemit të drejtësisë nga plehrat. Rama ka akuzuar demokratët për cuarjen një ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të Vettingut si një përpjekje për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE.

Advertisement