Rozana Radi ka ndarë me miqtë e saj në Facebook një plan për të ardhmen. Rozi shkruan se së shpejti do të hapë një biznes të ri, për të cilin kërkon një logo të bukur, e për këtë kërkon ndihmën e miqve të saj. “Miq virtualë të Facebook. Duke qenë që po hap një biznes të vogël i cili do të mbajë emrin tim, do dëshiroja që të gjithë ata që kanë dëshirë të më skicojnë emrin dhe mbiemrin, ose vetëm gërmat ‘R’ para emrit dhe mbiemrit për logon e biznesit, mund të mi’i nisni në privat. Logoja më e bukur do të përzgjidhet nga stafi im.” – shkruan Rozi, kërkesë e cila mori menjëherë një mori komentesh me foto të logove të ndryshme. Interesant është fakti se ajo e ka bërë shumë shpejt zgjedhjen e saj, logo e cila iu sygjerua nga gazetarja dhe mikesha e saj Sonila Meço. “Ta gëzosh zemra!” – i ka shkruar gazetarja.