Sipas revistës X17, gjatë një shëtitjeje me motor në Hollywood Boulevard, aktorit ju afrua një turist i cili sapo kish zbritur nga një autobuz turistik, “i armatosur” me kamera e aparatë fotografikë. Sapo e pa aktorin ulëriti me sa kish në kokë “Brad Pitt! Është vërtetë Brad Pitt!” dhe menjëherë filloi të filmonte aktorin. Brad i ulur në motorin e tij nuk mund të lëvizte për shkak të semaforit të kuq. Fillimisht aktori nuk reagoi keq, por shumë shpejt u lodh nga kamera që gjendej përballë tij ndaj i tha burrit turist “M’a solle në majë të hundës. Mjaft!”. Turisti kish thënë se do ja dërgonte mënjëherë videon familjes së tij në Europë.
Turisti fatlum
Friday, December 5, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


