Burime të pakonfirmuara nga Def Jam janë duke folur për aventurën më të fundit të këngëtares, por pa dhënë shumë detaje. Rihanna po punon me një grup njerëzish që të gjithë do e kishin zili: Kaney West, Soulja Boy, Jay-Z, Justin Timberlake dhe Pharrell Williams janë vetëm disa prej tyre. Albumi pritet të jetë një ndryshim total soundi për Rihannën. Mendohet të ketë më tepër rock dhe pop sesa në albumin paraardhës. Rihanna po tregon kujdes të veçantë në përzgjedhjen e këngëve dhe texteve, sepse këngët do të mbetën në histori përgjithnjë. Emri i albumit do të qëndrojë sekret deri në momentet e fundit, e burime të brendshme të Def Jam tregojnë se këtë herë do të shfaqet një Rihanna më e rritur se ç’jemi mësuar t’a shohim deri më tani.