Brandy pushohet nga puna

Këngëtarja u hoq nga Roc Nation Management, kompania e Jay-Z, për shkak të “ndryshimeve në krijimtari” edhe pse mendohet që arsyeja e vërtetë është shitja e pakët e albumit të saj të rikthimit “HUMAN”. Albumi në fjalë mundi të shiste vetëm 196,509 kopje. Një burim ka pohuar se marrëdhënia e këngëtares me Roc Nation Management ishte e vetmja arsye që Epic Records nuk e kishin hequr më parë. Kështu, kur kompania e menaxhimit e la Brandyn, Epic nuk shikonte ndonjë leverdi në dhënien e mundësisë së publikimit të një albumi tjetër. Veç kësaj, Brandy kish firmosur kontratën me Epic kur president ishte Charlie Walk, ndërkohë që tani e ka zëvendësuar Amanda Ghost. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që vendosi t’i japë fund marrëdhënies me Brandy-n. Si për koinçidence, Roc Nation përfaqëson vetë Ghost, një autore këngësh që është nominuar një herë për çmim Grammy. Përfaqësuesit e Brandy-t kanë mohuar çdo zë të tillë e sipas tyre po përpiqen që të lirohen ata nga kontrata me Epic dhe jo e kundërta.

Advertisement