Sot afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve për garën për Dibrën

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon parapërgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë Dibër teksa sot është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, afat i cili përfundon me orarin zyrtar të punës së KQZ-së. KQZ njëkohësisht rikujton se sot është afati i fundit edhe për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit. Deri më tani në KQZ janë regjistruar 19 parti politike si subjekte zgjedhore. Gjithashtu, sot KQZ ka kryer trajnimin e anëtarëve të Komisionit të Administrimit të zonës Zgjedhore nr. 19, në Dibër, ku pjesëmarrja ishte e plotë dhe temat e trajtuara qartësuan komisionerët mbi aspektet teorike dhe praktike të kryerjes së procedurave ligjore.

Advertisement