Kosove – Mujota shpjegon procesin e ngritjes se FSK

Në takimin e djeshëm të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i cili është mbajtur në Vjenë, ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, ka shpjeguar procesin e deri tanishëm në ngritjen e FSK-së si forcë profesionale, shumëkombëshe dhe në funksion të paqes e sigurisë. Takimi në Vjenë u kryesua nga Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, ndërkaq vendet anëtare të këtij grupi janë përfaqësuar në nivel të drejtorëve politikë dhe ambasadorëve.

Advertisement