Ajo mund të bëhet së shpejti Zonja e Parë e SHBA-së, por dikur pozonte nudo për revistat për të rritur.
Melania Trump ka pozuar nudo në një revistë franceze në vitin 1995 dhe sot këto foto janë publikuar sërish nga New York Post.
Në gazetë janë publikuar fotot e 46-vjecares, ku ajo shfaqet e veshur vetëm me një palë këpucë me taka të larta dhe asgjë tjetër. Melania është fotografuar në moshën 25-vjecare nga fotografi francez Alé de Basseville.
Bashkëshorti i saj i cili kandidon edhe për President, është shprehur se “Melania ka qënë një modele shumë e suksesshme dhe ka punuar për shumë revista të rëndësishme. Kjo ka qënë një foto e realizuar për një revsitë franceze, para se unë të njihesha me Melanian. Në Europë, fotografitë e tilla janë në modë dhe shumë të zakonshme.”

Advertisement