Ajo ka më shumë se një milionë ndjekës në Instagram dhe në cdo postim të sajin imiton yjet e Hollivudit.
Celeste Barber tashmë është kthyer në një yll të Instagramit.
Në një intervistë që ajo ka dhënë për Us Weekly ka thënë se ka zgjedhur të imitojë yjet pasi ato janë shumë larg nga jeta e përditshme e njerëzve të thjeshtë.
“Mamave të zakonshme nuk u vjen sallata gati në shtëpi ndërkohë që një tufë dadosh kujdesen për fëmijët. Nuk kanë as një aplikacion të vecantë për të organizuar fluturimet me avionin privat për të shkuar deri në Paris bashkë me ekipin e make-up-it.”